13 raste pozitive me coronavirus në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.914 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 467 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç).

Në Suharekë pozitiv  kanë rezultuar 13 raste sipas lokaliteteve: Peqan 3 raste, Semetisht 2 raste, Budakovë 2 raste, Suharekë 4 raste, Studençan 2 raste.