Kandidati i PDK-së që nuk u bë deputet: Ju raftë sida dhe kanceri atyre që ma premtuan votën e nuk ma dhanë

Ish-kandidati për deputet nga PDK Haki Morina, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor ju ka dërguar një mesazh aspak të mirë atyre qytetarëve që nuk e votuan.

Morina përmes një postimi në Facebook tha se të gjithë ata që që i kanë premtuar se do ta votojnë e që nuk e kanë votuar, shpreson se do të infektohen me COVID-19.

“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju raftë kanceri, sida dhe COVID-19”, shkroi ndër të tjera ai.

Kujtojmë se PDK ka fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit 19 deputetë.