Premtimet dhe realizimet nga kryetari Bali Muharremaj


Sipas institutit GAP Bali Muharremaj, kryetar i komunës së Suharekës gjatë mandatit te tij të parë si kryetar komune 2018-2021, ka realizuar në përplotmëri 12 nga 20 premtimet e tij, ndërsa 4 i ka të gjysmë përfunduara 2 të filluara dhe 2 ende të pa filluara.

Premtimet e përfunduara:
1.Arsim; Ndërtimi i shkollës së re fillore “Vasa Pasha Shkodrani” në Leshan
Shkolla në Leshan është ndërtuar dhe inventarizuar. Ky projekt është financuar dhe monitoruar nga ana e MASH. Në shtator të vitit 2020, është përuruar objekti i kësaj shkolle

2.Infrastrukturë; Ndërtimi i pjesës së dytë të unazës së qytetit nga zona e Damperit deri në pjesën e epërme të Suharekës
Segmenti i parë i këtij projekti ka përfunduar, ndërsa lidhur me fazen e dytë dhe të tretë, komuna ka shpallur procedurat e prokurimit, por ka pasur ankesa ne OSHP çka ka ndikuar në zvarritjen e punimeve. Në pjesën e parë të vitit 2020 kanë nisur punimet në ketë segment dhe janë përmbyllur në fillim të nentorit 2020.

3. Infrastrukturë;  Ndërtimi i sheshit të ri në Suharekë;
Punimet në ndërtimin e sheshit të ri në Suharekë kanë përfunduar. Komuna Suharekës për këtë projekt ka pranuar projektin detal të sheshit, sipas konkursit ndërkombëtar. Komuna ka mbajtur diskutim publik me qytetarët ku është diskutuar ky projekt. Vlera e investimit ka qenë rreth 3.5 milionë euro.

4. Infrastrukturë; Ndërtimi i shtigjeve për çiklizëm, vrapim dhe ecje
Ka përfunduar në tërësi projekti me gjatësi 2.5 km. MAPL dhe komuna kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit në vlerë prej 274,174.10 euro, të cilat janë për realizimin e projektit: “Ndërtimi i shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës”. Shtegu i ri ecjes do të jetë 2.3 km.

5. Infrastrukturë; Ndërtimi i rrugëve Qafë – Duhel – Graqevc – Papaz, Mushtisht – Shtërpcë, Suharekë -Malishevë (Nishor-Bellanicë), Suharekë – Rahovec (lidhja me autostradë)
Rruga QafëDuhël- Greiqevc- Papaz ka përfunduar. Rruga Mushtisht – Shtërpc ka përfunduar. Rruga Nishor – Bellanic ka përfunduar. Rruga Suharekë- Rahovec ka përfunduar.

6. Shëndetësi; Pajisja e QKMF-ve me aparatura të reja;
KMF në Suharekë është bërë me rëntgen digjital dhe reparti i rëntgenit punon me dy ndërrime. QKMF në Suharekë është pajisur me rëntgen digjital, dhe reparti i rëntgenit punon me dy ndërrime; derisa analizat bazike shëndetësore kryhen në Mushtisht, Duhël , Studençan dhe Bukosh

7. Shëndetësi; Funksionalizimi i tërësishëm i QMF-ve;
Sipas raportit për 6 mujorin e parë të vitit 2020, puna në dy ndërrime vazhdon në QMF-të në Mushtisht, Studenqan, Duhël dhe Bukosh. Ndërsa janë aktivizuar AMF-të në Sallagrazhdë, Bllacë, Nishor dhe Reqan. Puna në dy ndërrime ka vazhduar në QMF-të në Mushtisht, Studenqan, Duhël dhe Bukosh. Puna ka vazhduar edhe në AMF-të në Sallagrazhdë, Bllacë, Nishor dhe Reqan.

8. Shëndetësi;  Punësimi i 40 personave si staf shtesë në sistemin e shëndetësisë;
Gjatë kësaj periudhe, janë punësuar rreth 50 persona – staf mjekësor. Komuna është ndihmuar edhe nga Caritas Kosova për këtë angazhim.

9. Shëndetësi;  Puna me dy ndërrime në ambulancat në fshatrat Mushtisht, Studençan dhe Duhle, dhe kryerja e analizave bazike shëndetësore;

Ka filluar funksionimi i ambulancave në fshatrat Mushtishtë, Studençan dhe Duhël me dy ndërrime.

10. Shërbime Publike; Ndërtimi i vend-pritjeve moderne për autobus;
Komuna ka vendosur ministacionet, apo vend-pritjet moderene për autobusë, në aksin rrugor Prishtinë – Prizren, përkatesisht nga Pusi Atit ( Malesi e Re) deri në Duhël. Por ky projekt nuk është shtrirë (ndonëse është paraparë) edhe në akset e tjera si dhe zonat brenda qytetit të Suharekës. Gjatë pjesës së parë të 2020 janë vendosur 18 nënstacione, në qendër të qytetit, në rrugën Suharekë-Prizren, dhe nëpër fshatra. Nënstacionet janë elektrike, ku qytetarët mund ta shohin orën, linjën dhe ku shkojnë autobusët.

11.Shërbime Publike: Ndërtimi i basenit akumulues të ujit të pijes në Biraq;
KRU “Hidroregjioni” ka përfunduar ndërtimin e basenit akumulues të ujit të pijes në Biraq dhe i njejti është funksionalizuar.

12.Shërbime Publike; Pastrimi dhe rregullimi i të gjitha hapësirave para objekteve banesore dhe korridoret e tyre publike apo private, që do të jenë kompetencë e komunës
Komuna ka kontraktuar “ekoregjionin” dhe përmes kësaj kompanie ka mirëmbajtur në vazhdimësi hyrjet e ndërtesave, korridoret e tyre dhe po ashtu hapësirat në afërsi të tyre.

Premtimet e gjysmë përfunduara:

1.Infrastrukturë; Ndërtimi i pjesës së parë të unazës së qytetit nga zona industriale në Shirokë me mundësi lidhje me autostradë;

Janë afër përfundimit punimet në Zonën Industriale, ku pjesë e këtij projekti është edhe unaza që e lidh Zonën Industriale me autostraden. Ka përfunduar kanalizimi, ndriçimi publik dhe rrugës unazore që lidhet me autostradën në Zonën Industriale, investim ky nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.


2.Infrastrukturë; Renovimi i stadiumit të qytetit në Suharekë; 
Komuna ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për finalizimin e projektit për renovimin e stadiumit të qytetit. Punët në terësi akoma nuk janë kryer, deri në dhjetor të 2020 kanë hyrë në fazen e tretë.

3.Kulturë; Ndërtimi i Qendrës së Kulturës brenda se cilës do të ketë bibliotekë, qendër rinore dhe muze komunal 
Në muajin korrik (2019), komuna ka rifilluar punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi”. Faza e parë ka përfunduar, ndërsa faza e dytë do të financohet nga ana e Ministrisë së kulturës në vlerë prej 2.6 milionë euro. Në pjesen e dytë të 2020 është nënshkruar memorandumi me MKRS për financimin (2.6 milion euro) e punimeve në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.

4.Kulturë; Përkrahje të vazhdueshme të projekteve të teatrit, filmit, muzikës dhe artit 
Komuna vazhdon të përkrahë kërkesat për aktivitete kulturore (me shuma simbolike) si dhe ka ndihmuar në themelimin e shoqatës së artistëve pamor. Nuk ka të dhëna zyrtare që janë përkrahur projekte filmike dhe atyre muzikore, janë hasur të mbeshtetura projekte nga fusha e kulturës dhe artit.

Premtimet e filluara
1.Kulturë Hapja e një ekspozite të përhershme të trashëgimisë historike të Suharekës 
Komuna ka hartuar një projek të kësaj natyre, por investime ose nisma tjera në këtë premtim nuk ka pasur.

2.Kulturë; Restaurimi i disa objekteve me vlera të veçanta të trashëgimisë;
Komuna dhe MKRS kanë nënshkruar marrëveshjet për bashkëfinancim për restaurimin e Kullës së Ramë Bllacës, Shtëpisë së Fadil Vatës dhe Kullës së Familjes Tafolli. Po ashtu Komuna e Suharekës ka nënshkruar kontratë për renovimin dhe mirëmbajtjen e lapidareve në Komunën e Suharekës si dhe rregullimin e Parkut të Dëshmorëve në Suharekë. Kanë nisur punimet për ndërtimin e Shtëpisë Muze “Fadil Vata” dhe të Kullës së Dëshmorëve në Bllacë. Po ashtu Komuna ka realizuar kontratën për renovimin dhe mirëmbajtjen e lapidareve në Komunën e Suharekës si dhe rregullimin e Parkut të Dëshmorëve në Suharekë.

Premtimet e pa filluara
1.Shërbime Publike;  Themelimi i një ndërmarrje për trajtimin e ujërave të zeza
Është përfunduar faza e parë e studimit të largimit të ujerave të ndotura për Komunën e Suharekës, ndërsa komuna është në hulumtim të gjetjes së fondeve për ndërtimin e Impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Komuna ka planifikuar (por nuk ka buxhetuar) që në vitin 2021 të nis procedurat për themelimin e ndërmarrjes publike lokale për trajtimin e ujrave të zeza.

2.Shëndetësi: Sigurimi i vendit të punës brenda territorit të komunës për çdo të diplomuar në mjekësi
Komuna nuk ka arritur që t’i siguroi vende pune të gjithë të diplomuarve në mjekësi!

Vërejtje: Premtimet e kryetarëve të komunave janë evidentuar nga Instituti GAP bazuar në paraqitjet që kanë pasur kandidatet nëpër debate televizive, nga aktivitetet e tyre në terren gjatë fushatës zgjedhore si dhe bazuar në programet përkatese elektorale. Instituti GAP do të bëjë vlerësim të përmbushjes se këtyre premtimeve në baza periodike.
Përditësimi i këtyrë të dhënave është bërë me datë: 31.12.2020 / SuharekaExpress.com

Burimi:
https://www.komunat.institutigap.org/premtimet/kryetaret/92/Bali%20Muharremaj