Bashkim Ndrecaj lidhur me investimet e KEDS-it në Suharekë: Ndihem mirë kur kërkesat e mia fillojnë të realizohen

Sot në Komunën e Suharekës, u mbajt një takim nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj me drejtorin për investime, Hasan Oz, me këshilltarin ekzekutiv, Avni Alidemaj dhe me disa përfaqësues të tjerë. 

Në këtë takim u bë e ditur që KEDS-i do të investojë në renovimin e rrjetit elektrik në shumën rreth 1 milion euro në Suharekë.

Për këtë ka njoftuar edhe asambleisti nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal në Suharekë, Bashkim Ndrecaj.

Ai ka treguar se ndihet mirë që kërkesat e tij kanë filluar të realizohen.

“Sot drejtori i KEDS-it në takim me kryetarin e Komunës shpalosi investimet për vitin 2021 dhe vitet në vijim. Përmirësimi i rrjetit 10 kVA në prioritet për fshatrat e Komunes sonë”, ka shkruar Ndrecaj.

Tutje, në profilin e tij në Facebook, asambleisti i LDK-së ka rikujtuar se këto investime i ka kërkuar me shkrim me datën 22.02.2021 drejtuar kryetarit të Komunës.

Ndrecaj ka bashkangjitur edhe këto fotografi:

I

Njofton DCHANNEL.net