Muharremaj nënshkruan marrëveshje për GPK

“Me përfaqësuesit e MAPL, dje nënshkruam marrëveshjen për Grantin e Performancës Komunale.

Kjo ka për qëllim bashkëpunimin në mes palëve për pjesëmarrje në Grantin e Performancës Komunale (GPK) në vitin 2021 dhe natyrisht krijon kornizën për përkrahje financiare në ngritje të performancës komunale.

Kjo marrëveshje mes MAPL, Komunës së Suharekës dhe Helvetas Swiss Intercooperatinon Kosova, na obligon që të shfrytëzojmë dhe të menaxhojmë sipas ligjit fondet e marra nga GPK.

Bali Muharremaj”