Kolgeci: Komuna e Suharekës në TOP 10, për keqmenagjim të tenderëve

Anëtari i kryesisë së LDK-së dega në Suharekë, z.Selman Kolgeci përmes një postimi në facebook ka ngritur shqetësime për keqmenagjim të tenderëve nga Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës si dhe ndikimin e kryetarit të Komunës në orientimin e tenderëve.

Kolgeci ka shpërndarë një fotografi me listën e Autoritetëve Kontraktuese të cilat kanë më shumti ankesa, listë kjo e publikuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Ja postimi i plotë i Kolgecit:

“TOP 10”!!! (lexo drejtë), 48 ANKESA në OSHP !

Në fotografinë e bashkangjitur është lista e autoriteteve kontraktuese te cilat janë në “Top 10” për nga numri I ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit,pa asnjë dyshim Komuna e Suharekës është e renditur në këtë listë.

E kemi ngritur edhe më herët këtë shqetësim (anshmëria,jo-profesionalizmi,nënshtrimi I ndikimit,etj…) sa I përket zyrës së prokurimit në Suharekë, shqetësimi I ngritur ka qenë I bazuar në publikimet të cilat I ka bërë po ky autoritet për secilin aktivitet të prokurimit publik.

Prandaj ky listim I publikuar nga OSHP, me të drejtë e rangon komunën tonë në TOP 10-she,sepse AK-Komuna e Suharekës (lexo: zyra e prokurimit) gjatë vlerësimit të tenderëve ka bërë shkelje ligjore,diskriminim të kompanive,dëmtim të buxhetit të komunes(shpallet fitues I tenderi operatorit ekonomik që oferton me qmim më të lartë,duke diskriminuar OE me qmim më të ulët),krijon përqarje tek OE dhe demton imazhin e Komunës sonë.

Jemi dëshmitarë dhe posedojmë fakte se si ZP-Suharekë në mënyrë diskriminuese shpall kompani të pa-përgjegjshme ndërsa po këto kompani pas shqyrtimit të lëndës nga OSHP rezultojnë se janë të PËRGJEGJSHËME!

Shto këtyre veprimëve edhe favorizimin e të parit të Komunës që I bënë disa kompanive me të cilat ka lidhje partiake,miqësore,biznesore etj…,dhe pa dyshim që Komuna e Suharekës do të jetë konkurrent për të arritur majat e kësaj liste të zezë.

Puna e ZP-Suharekë dhe ndikimi I të parit të Komunës për orientimin e tenderëve tek bashkëpariakët,miqt e të afërmit e tyre ka bërë që Komuna e Suharekës qdo vitë të kthej mjete suficit-tepricë ani pse kanë ardhur në pushtet duke akuzuar qeverisjen paraprake se po I teprojnë mjete!

(Nga 148 autoritete kontraktuese,Komuna e Suharekës e 7-ta për nga numri i madh i ankesave)