Reagon ashpër Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër kryetarin e tij, Lumir Abdixhikun, i cili tha duhet të takohet me Vjosa Osmanin, menjëherë pasi të konstituohet legjislatura e tetë, shkruan Insajderi.

Selmanaj në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se turri e vrapo për ta takuar Vjosën, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në.

“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik”.

“Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj”, ka shkruar Selmanaj në rrjetin social Facebook.