6 raste pozitive me COVID-19 në Suharekë

Në raportin për 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në vendin tonë 8 persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, kurse janë regjistruar edhe 793  raste të reja të infektuarve më këtë virus, nga 4,838  teste të kryera.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive.

Në Suharekë pozitive kanë rezultuar 6  raste sipas vendbanimev: Bllacë 1 rast, Greikoc 1 rast, Sallagrazhdë 1 rast, Vraniq 1 rast, Suharekë 1 rast, Studençan 1 rast.