Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbajtur fjalimin e parë si udhëheqësi i këtij institucioni.
“Zotohem do do ta kryejë detyrën time me nder, përgjegjësi e përkushtim. Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo asaj partie, por vetëm deputetë të barabartë të popullit të Kosovës.”, tha ai.
Ai ka falënderuar qytetarët për votënt.
“Na priftë e mbara në punët që na presin. Me ketë rast po e shpallë të mbyllur këtë seancë”, shtoi Konjufca.
Ai ka thënë se për seancën për formimin e qeverisë do të njoftohet opinion me kohë.
“Për seancën e zgjedhjes së qeverisë do të ju lajmërojmë me kohë”, tha ai.