Mësuesi godet nxënësin shuplakë, raportohet në Polici

Një mësues e ka goditur me shuplakë nxënësin e tij në shkollën “Dëshmorët e Fshatit” në Malishevë.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë për Express se mësuesi është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

I njëjti ka deklaruar në Polici se ka pasur një problem me nxënësin, i cili sipas tij, është një nxënës problematik.

Sipas mjekut, nxënësi nuk ka lëndime trupore.

“Datë 31.03.2021 rreth orës 18:00 , ne stacionin policore Malisheve është raportuar një rast qe kishte ndodhur ne shkollën e mesme te ulet,, Dëshmoret e Fshatit’’ ne Bubavec. Patrulla e policisë ka shkuar ne atë lokacion, dhe lidhur me rastin ka kontaktuar arsimtarin ( te dyshuarin) i njëjti është shoqëruar ne Stacionin Policor, Malishevë dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës ( te mitur ) te kësaj shkolle te cilin e kishte goditur me shuplak pasi qe nxënësi ishte problematik edhe herave tjera. Nxënësi posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupor. Viktima është intervistuar ne prezencën te prindit dhe zyrtarit te QPS-Malishevë. Ne konsultim me Prokurori kujdestar rasti iniciohet si me lartë dhe i dyshuari ndalohet për 48 ore ne qendrën re mbajtjes”, ka thënë Gjurkaj.