LDK Suharekë: Komuna e Suharekës vazhdon me montimin e konkurseve

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook nga dega e LDK-së në Suharekë është thënë se në Suharekë po vazhdon qeversija despotike.

Sipas tyre në Therandë është riaktualizuar despotismi ose regjimi  tash e disa vite  me qeverisjen e kryetarit Bali Muharremaj.

“ Secila sferë e qeverisjes lokale kontrollohet imtësisht e rreptësisht dhe është vënë në shërbim  personal të Z. Muharremaj, dhe jo në shërbim të qytetareve.  Montimi i konkurseve të punësimit në sektorin e arsimit ka dëmtuar skajshmërisht konceptin e barazisë para ligjit për secilin qytetarë dhe në të njëjtën kohë ka rrënuar cilësinë e mësimdhënies e mësimnxënies. Ndërkaq ky proces shkakton pasoja të pariparueshme për shumë breza. Ngase nxënësit janë ata që më së shumti dëmtohen nga kjo shkelje.

Është qesharake dhe e papranueshme kur para shpalljes së konkursit të punësimit dihet saktësisht emri i kandidatit që do të punësohet.”- shkruante më tutje në postimin e degës së LDK-së në Suharekë.

Këta të fundit thanë se Dega e LDK-së në Therandë ka parim mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe si gardian të konceptit të sundimit të redit dhe ligjit, ka ngritur dhe vazhdon të ngre zërin për shkeljet e vazhdushme të ligjit nga qeversija aktuale e Komunes së Therandës.