Besar Halimi i ‘jashtëzakonshëm’, shënon një gol të çmendur

Besar Halimi ka arritur që të shënojë një gol të jashtëzakonshëm dhe rezultati është 2-1.

Unai Simon bëri një gabim trashanik duke lënë portën e zbrazët, me ç’rast Besar Halimi tregohet shumë i saktë duke shënuar gol nga më larg se 30 metra, raporton lajmi.net.

Kosova me këtë gol është mbushur me shpresa, ku e gjithë banka rezervë ka festuar golin.