Ekskluzive: Muharremaj shkarkon 4 drejtorët dhe nënkryetaren

Sipas burimeve të Suhareka Express kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka marrë vendim për shkarkimin e 4 drejtorëve në qeverinë e tij dhe nënkryetaren e komunës znj.Mihrije Suka.

Sipas këtyre burimeve, kryetari Muharremaj e ka njoftuar me vendimin e tij edhe kryesinë e AAK-së në Suharekë.

Duke theksuar se drejtorët po lirohën nga detyra për shkak të angazhimeve të tyre në teren pasi jemi në vit zgjedhor dhe asesi nuk ka tê bëjë përformancën e tyre.

Ndryshe, të shkarkuarit nga postet e drejtorëve janë: Driton Maliqaj- Administratë, Enver Shabani – Shërbime Publike, Beqir Berisha- Kulturë, Mihrije Suka – nënkryetare.

Kryetari Muharremaj gjithashtu ka vendosur që deri në fund të mandatit për këto pozita të mos e emëroj askënd, duke vendosur që ti mbuloj vet përsonalisht.

Suhareka Express ka tentuar të kontaktoj kryetarin Muharremaj në orët e hershme të mengjesit të sotshëm, por Muharremaj si duket ka qenë i padisponueshëm për bisedë me ne, kush e di?! Ndoshta sepse sot është 1 prilli.

APRILILIIII