Voton Albin Kurti në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar sot për zgjedhjet në Shqipëri.


Kreu i Vetëvendosjes e ka hedhur votën në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Kurti ka qenë i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi dhe mbështetës të Lëvizjes në Shqipëri.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave. Dita është e bukur e diel me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri, ashtu sikur unë e ka pasaportën e Shqipërisë” tha ai, raporton ABC News