Flasin nga FC Ballkani, edicionin e ardhshëm nuk do të mungojnë rezultatet

Klubi i Ballkanit përmes një postimi në facebook ka falënderuar tifozët dhe sportdashësit për mbështetje.

FC Ballkani premton që sezonin e ardhshëm nuk do të mungojnë rezultatet

Ja postimi i plotë:

“Të dashur tifoz të klubit tonë 🧡🖤

Në pamundësi për t’iu takuar secilin personalisht shfrytëzojmë rastin që përmes këtij mesazhi të iu falendërojmë për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj ndaj nesh si atëherë kur kemi arritur rezultate të mira e po ashtu edhe në situata të vështira ku ne si klub nuk mundem ti arrijmë objektivat që kemi synuar sidomos keto dy sezonet e fundit .

Megjithatë, këto dy sezone do jenë e kaluara jonë ngase kemi marrë mësimimin e duhur për të vazhduar edhe më të fortë se deri më tani,

Juve tifoz dhe opinion futbolldashës iu premtojmë që edicionin e ardhshëm do të jemi më të mobilizuar dhe nuk do të mungojnë rezultatet e kërkuara.

FC Ballkani falënderon të gjithë dashamirësit e klubit tonë që kanë qënë të përfshirë rreth klubit, institucionet lokale e po ashtu edhe ato qëndrore në krye me FFK-në.
Në veçanti i’u jemi falënderues futbollistëve tanë për çdo pikë djerse të derdhur në fushën e lojës!
Tani jemi për ndryshime pozitive dhe kemi vënë objektiva të qarta për arritjen e sukseseve të klubit.

Mirupafshim së shpejti.

Me respekt!
FC BALLKANI”