Shala: Lapidari i Fadil Kabashit, simbol krenarie

Ardian Shala, kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, sot ka marrur pjesë në shpalosjen e lapidarit të dëshmorit Fadil Kabashi në vendin e rënies.

Shala tha se ky lapidar do të jetë simbol krenarie për familjen, miqtë, shokët dhe gjithë ne të tjerët.

“Sot përkujtuam sakrificën e Dëshmorit të Kombit Fadil Kabashit, duke bërë shpalosjen e lapidarit në vendin e rënies, i cili do të jetë simbol krenarie për familjen, miqtë, shokët e për të gjithë ne që nderojmë e respektojmë veprat heroike të Dëshmorëve të Kombit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dëshmorin e Kombit Fadil Kabashi!

Lavdi!”