Nga sot në këto raste mund të ecni pa maskë

Nga sot bartja e maskës nuk do të jetë e obligueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës

Nga ky detyrim do të lirohen personat të cilët ecim vetëm në ambiente të hapura, gjatë vrapit, çiklimit dhe ngasjes së automjetit me brenda jo më shumë se katër vetë.

Megjithatë maska do të jetë e obligueshme për grupet prej dy e më shumë personave dhe në ambiente të mbyllura.

Nga sot qytetarët mund edhe të dalin pas orës 22:30 meqë s’do të ketë orë policore, por nga mesnata e deri në orën 05:00 të mëngjesit nuk lejohet grumbullimi i më shumë se dhjetë vetave.

Gastronomia do të punojë deri në orën 23:00, por muzika duhet të ndalet 15 minuta më herët.

Ndërsa, lejimi i mbajtjes së ahengjeve do të shqyrtohet më 15 qershor.