Zyrtare, Ardian Shala kandidat për kryetar të Suharekës nga LDK

Dr.Ardian Shala edhe zyrtarisht nga sot është kandidat për kryetar të komunës.

Shala është votuar unanimisht nga kryesia e LDK-së në Suharekë

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së LDK-së z.Selman Kolgeci

Kolgeci në profilin e tij në facebook shkruan: “

Na priftë e mbara kryetar!
Sot në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë është votuar unanimisht që z.Ardian Shala të jetë kandidat për kryetarë të komunës së Suharekës!
Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë!

meArdinpërSuharekën”