Momenti kur lypësja ia dorëzon “bossit” paratë e mbledhura

Fenomeni i kërkim lëmoshës në vendin tonë është goxha i shprehur. Sado që janë bërë fushata të shumta vetëdijësuese, si dhe Policia e Kosovës ka kryer aksione të shumta duke tentuar të shmang këtë fenomen, prapë në rrugët e Kosovës gjen lypsarë.

Ka të tillë të cilët sapo të dalësh në qytet i njeh, meqë çdo ditë dalin e kërkojnë para nga njerëzit.

E tillë është edhe personazhi i kësaj video e cila është mjaftë e njohur nga banorët e Prishtinës por jo vetëm.

Ajo shihet zakonisht në gjendje të çrregullt, e jo rrallë herë është e shoqëruar edhe me persona të tjerë, fëmijë të vegjël e me problemeve fizike e mendore, dhe qëndron çdoherë në rrugët kryesore të kryeqytetit por edhe Fushë Kosovës, duke ndalur kështu çdo veturë, e duke iu kërkuar para personave brenda tyre. Ajo madje shpeshherë bën veprime të pahijshme në raport me qytetarët, duke i pështyrë në fytyrë.

Ndërsa IndeksOnline ka siguruar pamje se si ajo ia dorëzon “bossit” të saj parat e grumbulluara.

Në këtë video ajo parat e grumbulluara gjatë ditës shihet tek sa ia dorëzon në qendër të Fushë Kosovës “bossit” të saj.

Kliko këtu për të parë videon