Në shirokë do të ndërtohet një morg

Në shirokë do të ndërtohet një morg i cili do të shërbej për qytetin e Suharekës dhe Shirokës.

Kryesia e fshatit Shirokë ka arritur marrëveshje me këshillim e xhamisë në Suharekë që ky morg të ndërtohet në Shirokë dhe të shfrytëzohet për nga qytetarët e Suharekës dhe banorëve të fshatit Shirokë, kjo për shkak se në Suharekë nuk po gjendet një hapësirë e nevojshme.

Morgu do të ndërtohet me mjetet e mbledhjra nga banorët e Suharekës dhe Shirokës në baza vullnetare, ndërsa menagjimi i morgut do të bëhet nga Këshilli i Xhamisë dhe kryesia e fshatit Shirokë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarini fshatit Shirokë njëherit edhe asambleist në asamblenë komunale në Suharekë z.Bashkim Ndrecaj.