“Isha në lidhje jashtëmartesore me të…”, gruaja shantazhohet me publikim të videove intime

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se është duke u shantazhuar nga një person me të cilin kishte pasur lidhe jashtëmartesore për disa vite, shkruan Gazeta Sinjali. 

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë në Prishtinë bënë me dije se ky person dyshohet se po e shantazhon viktimën duke i thënë se do t’ia publikoj fotografitë dhe videot intime. 

Policia ka arritur ta arrestojë këtë person dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në qytetin e Fushë Kosovës.