Babi, kur po ta prek ballin në përmendoren tënde prej mermeri a po e ndien?

Emri yt është i gdhendur në mermer, të dy datat e shkruara aty e lindjes dhe e vdekjes: 01.06.1956 – 13.06-1999.

Nuk është e lehtë të shkruash fjalën Liri.
Liria është aq e shtrenjtë dhe aq e veshtirë pas shumë përjetimeve dhe pas shumë vdekjeve.

Babi kur po ta prek ballin në përmendoren tënde prej mermeri a po e ndien?
Sepse e keqja Serbi na mësoi edhe të flasim me mermer.
Suhareka sot po feston Ditën e Çlirimit o Babi e ti bash në këtë ditë nuk u ktheve më…

Sado që të flasim dhe shkruajmë per ty, nuk na shuhet malli dhe dhimbja që kemi për ty.
Ti ike në botën tjetër dhe neve me mungesën tënde na le një boshllëk që nuk plotsohet kurrë, po flas për idhullin tim, për njeriun që admiroj dhe e dua deri në takimin e radhës- Babin.

Ti nuk je poshtë atij mermeri, ti nuk banon aty por banon në zemrat tona, në kujtimet e paharrueshme dhe të mrekullueshme që ti na ke lënë…
Do të bëhej mirë sikur të mos egzistoje ti muaji Qershor, ti muaji me i hidhur i jetes tonë…

  • Adelina F. Elshani