Burri bashkë me nënën bën për spital gruan dhe vajzën

Rastet e dhunës në familje po shënojnë rritje në baza ditore dhe me syrin e thjeshtë duket se është duke u punuar shumë pak në parandalimin e kësaj dukurie.

Gazeta Sinjali raporton se një rast tjetër i kësaj natyre ka ndodhur në rrugën Jahir Mazreku në Malishevë, dje rreth orës 18:00, ku një burrë së bashku me nënën e tij kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Persona të afërt me familjen, në kushte anonimiteti për Sinjalin kanë thënë se si pasojë e lëndimeve nga dhuna fizike e ushtruar nga bashkëshorti/babai dhe vjehrra/gjyshja, nënë e bijë është dashur që t’i nënshtrohen tretmanit mjekësor.

Sinjali merr vesh nga burimet e saj se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa nëna e tij është liruar për në procedurë të rregullt. /GazetaSinjali/