KQZ mblidhet sot, këto janë pikat e diskutimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet gjatë ditës së sotme, ku në rend të ditës ka pesë pika për diskutim, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e këtyre pikave është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për gjobitjen e partisë Nisma Socialdemokrate.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se mbledhja do të fillojë në orën 11:00.

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet rekomandimi për caktimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Ky është rendi i ditës së mbledhjes së KQZ-së:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

2. Aktivitetet e ZRPPC së:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shqiptim të gjobës për partinë politike Nisma Socialdemokrate.

3 .   Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për zgjatjen e orarit të punës për anëtarët e KQZ-së dhe stafin e SKQZ-së për zgjedhjet lokale 2021;

4.  Plotësimi dhe ndryshimi i përbërjes së Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë;

5. Të ndryshme;