Bali Muharremaj: Personi i parë që e kam punësuar është me nevoja të veçanta

Personi i pari që Bali Muharremaj kishte punësuar me të marrë postin e kryetarit të Suharekës, para katër vjetësh, është me nevoja të veçanta.

Kështu ka bërë të ditur vetë Muharremaj, në një intervistë për lajmi.net, derisa ka thënë se punuar për të përmirësuar kushtet e personave të kësaj kategorie në Suharekë.

“Punëtori i parë që e kam punësuar ka qenë me nevoja të veçanta, sekretari në shkollën fillorë në Samdraxhë. E zbatojmë ligjin. Jemi duke i ndihmuar ‘Handikos’ vazhdimisht, para një jave kemi organizua ekskursion për ta, kemi marrë donacion me pajisje në vlerë prej 150 mijë euro, javën e kaluar kemi shpërnda karroca. I ndihmojmë çdo vit dhe jemi vazhdimisht me ta. I kemi disa organizata që u kemi dhënë zyre, si ‘Syri kërkon dritë’, i kemi shurdhmemecët që u kemi dhënë zyre të reja.

Ai ka thënë se të gjithë personat me nevoja të veçanta që mund të punojnë janë punësuar, duke u zbatuar ligji që përcakton sa perosna me nevoja të veçanta duhet të jenë të punësuar në 100 punëtorë. /Lajmi.net/