Suharekë: I drejton armën nga vetura si në filma

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Suharekë. Një përson ka lajmëruar policinë e Kosovës duke u ankuar se një përson tjetër e kishte kërcënuar me armë nga vetura e tij.

Në raportin e policisë thuhet:

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është  kanosur nga një i dyshuar i pa njohur i cili ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe për një moment kishte hapur dritaren e automjetit dhe kishte ekspozuar një  armë  duke ia drejtuar  ankuesit. I dyshuari është larguar në drejtim të pa njohur.”