E Madhe, Muharremaj paguan nga gjepi i tij për maturantët

Kryetari i komunës Bali Muharremaj, është treguar mjaft bujar me veprimin e tij të fundit.

Ai në facebook ka shkruar, se maturantët të cilët skanë mundësi të paguajnë për mbrëmjen e maturës, t’i shkruajnë kryetarit privatisht dhe shpenzimet do t’i mbuloj kryetari nga gjepi i tij.

Ja postimi i plotë nga Muharremaj:

“Këto ditë organizohet Mbrëmja e Maturës, dhe secili prej tyre ka dëshirë të jetë prezent me shokët dhe shoqet e klasës.

Mirëpo, ka nga ata të cilët nuk mund të jenë prezent për shkaqe financiare.

Unë jam i gatshëm, që nga rroga ime të ndaj një pjesë për ata që kanë nevojë ta paguajnë pjesën e tyre për pjesëmarrje në Mbrëmjen e Matures.

Më shkruani privatisht, se cili shok apo shoqe e juaja ka nevojë.

Poashtu i lus nxënësit, prindërit e të cilëve qëndrojnë mirë financiarisht, që ti ndihmojnë shoqet dhe shokët e tyre.

Askush nuk duhet të mungojë në mbrëmjen e matures për arsye financiare.“