Shala: Muharremaj mashtrues, Maturantë mos e shitni ardhmërinë tuaj!

Pas shkrimit që kryetari Muharremaj tha do t’i paguaj nga gjepi i tij shpenzimet për maturantë, ka reaguar kandidati për kryetar të komunës nga LDK Dr.Ardian Shala

Lexoni më poshtë reagimin e plotë pa ndërhyrje:

“Se mashtrimi ka emër, po e vërteton edhe vet shkrimi i sotëm i kryetarit aktual të komunës sonë.

Të mundohesh që në mënyrën më klasike të mashtrosh, në fakt t’ia blesh trurin një të riu, në mungesë të paaftësisë për ta bindur atë me vepra e me punë të mira “siç po ka dëshirë ta quaj vetveten” po shihet qartazi dhe nuk do koment se ky njeri “e ka humbur rrugën në oborr.”

Hapsirë Reklamuese

Deklaratat skandaloze të tij s’kanë të ndalur.
Pak më parë thoshte se Suhareka ka shëndetësi më të mirë se sa Franca, ndërsa sot thërret nxënësit maturantë që ky do t’ua paguajë mbrëmjen e maturës dhe për këtë, duhet ta thërrasin privatisht në telefon dhe pastaj i’a zgjidh të gjitha problemet.

Maturant të dashur !

Mos e shitni ardhmerinë tuaj për disa para që me siguri janë nga keqpërdorimet e shumta buxhetore të tenderëve .
Shume suksese ne rrugëtimin tuaj të mëtejmë , rrugë e cila konsideroj që është më e mira , ajo e të menduarit me kokën tuaj edhe po të jetë më e vështira.”