Gjesti i mërgimtarit emocionon kryetarin Muharremaj

Ajet Zmalaj nga Gelanca i cili jeton në Gjermani ka shprehur dëshirën e tij të ndihmoj maturantët të cilët nuk kanë mundësi financiare.

E ky veprim si duket e ka emocionuar kryetarin Bali Muharremaj i cili në faqen e tij në facebook shkruan:

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë se mërgimtarët tanë kanë ❤️ t’madhe.

Ajet Zmalaj nga Gelanca i cili jeton në Gjermani ka shprehur dëshirën e tij të ndihmoj maturantët të cilët nuk kanë mundësi financiare.

Vleren e donacionit prej 500 euro, e kam dërguar në 3 drejtoritë e shkollave të mesme në vlerë të barabartë, për nxënësit/et që nuk kanë mundësi financiare të marrin pjesë në Mbrëmjen e Matures.

Poashtu edhe një tjetër mërgimtar nga Fshati Duhël i cili ka dashur të mbetet anonim, ka shprehur dëshirën e tij të ndihmoj në vlerë prej 200 euro, e natyrisht edhe kjo shumë do të ndahet në pjesë të barabarta në shkollat e mesme.

Kjo më ka emocionuar shumë, për humanizmin e madh që e kemi si shoqëri në Komunën e Suharekës.

Në të ardhmen më është propozuar si ide që të krijohet edhe një fond për studentët më të dalluar. Ata duhet më tutje të studiojnë e ta krijojnë shembullin e mirë të së ardhmes.

Shumë gjëra të mira po vijnë nga njerëzit e mirë të Suharekës. ❤️

Bali Muharremaj”