Drejtoria e Shëndetësisë publikon rezultatet e konkursit një mami medicinale

Komuna e Suharekës – Drejtoria e Shëndetsisë ka publikuar listën me rezultatet përfundimtare të kandidateve të cilat kandiduan për pozitën “Mami Medicinale” të shpallur nga Komuna e Suharekës me datë 27.05.2021

Nuk dihet arsyeja se pse këto rezultate janë publikuar një ditë me vonesë dhe pas orarit zyrtar në webfaqen zyrtare të Komunës.

Ndërsa në mbledhjën e asamblesë të mbajtur dje,  asambleisti i PDK-së Jeton Rrakaqi, e ka pyetur drejtoreshën e shëndetsisë se sa qëndron e vërteta se qytetarët po i din emrat se kush do të shpallet fitues ende pa u shpallur konkursi. 

Drejtoresha Kuqi tha se Komisioni vendos për kandidatin me përformancën më të mirë në intervistë dhe në testin me shkrim.

Ndërsa sa i përket konkursit të lartëcekur, nga katër kandidate që kanë marrur pjesë, në intervistën me gojë dhe testin me shkrim, komisioni ka vendosur që Elida Shala ka pasur përformancë më të mirë në dy intervistat/ SuharekaExpress.com