[VIDEO] A i ka zbardhuar dhëmbët kryetari Muharremaj në QKMF?

Në mbledhjen e fundit të asamblesë komunale të mbajtur me datë 29.06.2021, në pikën e fundit të rendit të ditës ( pyetje dhe përgjigje), asambleisti i LDK-së Dr.Shefket Kolgeci kishte disa pyetje për drejtoreshën e shëndetsisë;

1.Pse departamenti rentgenit nuk i kryen disa radiografi?
2.Aparati për rentgen të dhëmbeve që është blerë që tre vite pse nuk funksion?
3.E keni marrë një parat për zbardhimin e dhëmbëve, a është duke funksionuar, dhe kush është duke i zbardhuar dhëmbët, pasiqë një shërbim i tillë nuk është kuadër të kujdesit primar shëndetësor!

Ndërsa drejtoresha e shëndetësisë Besa Kuqi në përgjigjet saj tha se:

Unë nuk jam në dijeni që kemi një aparat për zbardhimin e dhëmbëve, ndërsa sa i përket aparatit për fotografimin e dhëmbëve drejtoresha u arsyetua se kemi mungesë të zhvilluesit të filmave, kjo për shkak keqplanifikimit.

Ndërsa sa i përket shërbimeve të rentgenit drejtoresha arsyetohet duke thënë se: Aparati ka problem me një dirtë, dhe se është kontaktuar një kompani e cila servison këto aparate, dhe se të njejtit kanë thënë se po presin ta sigurojnë një dritë të tillë.

Kolgeci tutje tha se: Aparati për zbardhimin e dhëmbëve nuk është dashur të bilhet pasiqë një shërbim i tillë konsiderohet luks dhe ka një tarif mbi 100Euro, madje Kolgeci tha se mos vallë dikush ia ka zbardhuar dhëmbët kryetarit të komunës me këtë aparat?!

Drejtoresha Kuqi tha se nuk kam një përgjigje për këtë çështje, por se do të interesohet./SuharekaExpress.com
Ndiqeni videon mw poshtw: