Asambleisti milioner nga Suhareka

Bashkim Ndrecaj, asambleist i LDK-së në Suharekë në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 3 milion Euro.

Ndrecaj ka deklarur se posedon Lokale afariste me hapësirë mbi 1600M2, banesa 2400M2, si dhe rreth 80.000M2 Tokë.

Por ndrecaj nuk është i pari në asamble vetëm nga pasuria, Bashkim Ndrecaj është asambleisti me më së shumti vota në asamblenë komunale të Suharekës.

Ndrecaj gjithashtu është mjaft aktiv në teren duke vizituar dhe diskutuar me qytetarë të ndryshëm.

Kujtojmë që Ndrecaj edhe këtë vit do të jetë kandidat për asamble!