Suharekë: Policia e arreston përsonin që e rrahu gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një përson është arrestuar në Suharekë pasi i njejti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në njoftim thuhet:
 
Suharekë 03.07.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.