Shala viziton Greikocin: Fshati Greikoc meriton më mirë edhe më shumë, banorët e këtij fshati nuk e meritojnë farsën dhe kamuflimin mediatik.

Ardian Shala kandidat për kryetar të komunës nga LDK, dje gjatë ditës ka vizituar fshatin fshatin Greikoc.
Shala gjatë vizitës në Greikoc tha se:

“Vazhdon katastrofa infrastrukturore

Se paratë e qytetarëve të Komunës sonë, janë keqpërdorur dhe vazhdojnë të keqpërdoren, e argumentojnë edhe këto fotografi të rrugëve në fshatin Greikoc!

Rruga “Qelë Brahimi” është shtruar këtë vit, dhe ja në çfarë gjendje ka ardhë. Kjo rrugë tani duhet të hiqet, të punohet e sërish të shtrohet. Kështu e gjitha çfarë është bërë është vetëm shkatërrimi i buxhetit të qytetarëve të Komunës sonë.

“Ura” e ndërtuar pa asnjë kriter ndërtues është dhe vazhdon të mbetet rrezik permanent për qytetarët.

Rruga unazore “Xhemajl Tafaj”, tejet e rëndësishme për banorët e fshatit, nuk është shtruar me kubëza, ndërkaq rrugët e militantëve, në pronë private, tashmë janë të rregulluara.

Fshati Greikoc meriton më mirë edhe më shumë, banorët e këtij fshati nuk e meritojnë farsën dhe kamuflimin mediatik.”