Komuna e Suharekës shpall tender për pastrimin e veturave

Komuna e Suharekës shpall tenderin për pastrimin e veturave

Komuna e Suharekës, përkatësisht  Zyra e Prokurimit ka shpallur tenderin për larjen e veturave të komunës së Suharekës.

Në njoftimin e Zyrës së Prokurimit thuhet se vlera e parashikuar  e kësaj kontrate është 2000€ ndërsa kohëzgjatja është 12 muaj.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjitha kompanitë e regjistruara në regjistrin e bizneseve dhe që janë në TVSH.

Gjithashtu kompanitë pjesëmarrëse duhet të ofrojnë dëshmi se kanë kryer projekte të ngjashme në tre vitet e fundit./Suhareka Express