Prej cilave shtete iu nevojitet test për të hyrë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë këtë të premte ka publikuar listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth hyrjeve dhe daljeve nga Kosova.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë shtetet me rrezikshmëri të lartë në bazë të rasteve me COVID-19 janë Mbretëria e Bashkuar, Qipro, Portugalia dhe Spanja.

Tutje ministria ka njoftuar se kjo listë do të përditësohet çdo dy javë.

May be an image of text

Njoftimi i Ministrisë:

2. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazé të parimit të reciprocitetit. 

3. Nga pika 2. përjashtohen: 

3.1. Qytetarët e huaj, të cilét hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare, tokésore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orésh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokéëore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojnë Kosovën brenda tre (3) orésh; 

3.2. Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozités), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19; 

3.3. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nénshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh; 

3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre; 

3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19; 

3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes. 

3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeçare./Gazeta Sinjali/