Zekolli viziton zjarrëfikësit, iu premton mbështetje në qeverisjen e tij

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga Partia Demokratike e Kosovës z.Murtez Zekolli i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij ka vizituar njësitin e zjarrfiksëve në Suharekë.

Zekolli nga afër u njoftua me gjendjen aktuale të kësaj njësie.

Zekolli gjatë këtij takim u premtoj se në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së tij do ta kenë mbështetjen e tij si kryetar i komunës.

Faqja e PDK dega në Suharekë ka shkruar:

“Kandidati ynë z. Murtez Zekolli sot i vizitoi zjarrfikësit.
Puna e tyre kërkon një përkushtim të jashtëzakonshëm për qytetarët, prandaj edhe do t’a kenë përkushtimin tonë ndaj tyre si institucion gjatë qeverisjes komunale në katër vitet e ardhshme.”/Suharekaexpress.com