51-vjeçari që u gjet i varur në litar nga familjarët në Studençan

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Studençan të Suharekës. 

Sinjali mëson se bëhet fjalë për E.G, i cili u gjet i varur në litar nga familjarët e tij, pas orës 15:00.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Policia e Kosovës dhe kanë thënë se rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.

“Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. 

Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Kjo po cilësohet si vdekje e dyshimtë”.