Çfarë i tha ministrja Gërvalla kryetarit Muharremaj

Ministrja e (MPJD), znj. Donika Gërvalla ka vizituar Suharekën

Në kuadër të vizitave që po ua bënë Komunave të Kosovës, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), znj. Donika Gërvalla sot ka qëndruar në Suharekë.

Këtu delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, u prit nga kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj. Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla u informua rreth angazhimeve që ka bërë Komuna e Suharekës, për të pritur sa më mirë bashkëatdhetarët tanë.

Kryetari Muharremaj, e ka njoftuar Ministren se Komuna ka siguruar hapsirë të parkingjeve për diasporën, pastaj çdo vit organizon edhe festën e diasporës, në mënyrë që ata të kenë pushime sa më të mira.

Ndërkaq, znj. Gërvalla, ka shtuar se “ne kemi ardhur për të parë përgaditjet e Komunës për mërgimtarët, sërish do të vijmë edhe pasi të përfundojnë pushimet dhe ata të kthehen atje ku jetojnë e veprojnë.

Komuna e Suharekës, ka shumë mërgimtarë dhe Komuna ka bërë të gjitha përgaditjet për ti pritur sa më mirë”