Shala uron qytetarët për festën e kurban Bajramit

Dr.Ardian Shala kandidat për kryetar të komunës së Suharekës nga LDK-ja, ka uriar të gjithë besimtarët e fesë Islame për festën e kurban Bajramit.

Shala në faqen e tij në facebook ka shkruar:

“Të dashur shqiptarë, besimtarë të fesë Islame, më lejoni që të i’u percjelli urimet më të përzemërta për Kurban Bajram.

Dëshiroj që gëzimi i kësaj dite të kontribuoj në angazhimin për ruajtjen e besimit, tolerancës, respektit dhe dashurisë ndaj njëri tjetrit.

Uroj që këtë festë ta kaloni si është më së miri në rrethin e më të dashurëve tuaj.

I juaji
Dr. Ardian Shala”