Ahmet Shala, ka udhëtuar me biçikletë nga Gjermania në Kosovë

Kosovari, Ahmet Shala, ka udhëtuar me biçikletë nga Gjermania në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

21-vjeçari nga Peja ka bërë 2 mijë kilometra me biçikletë, ku pas 28 ditëve ai është takuar me gjyshen e tij, Raben.

Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 21-vjeçari tregoi se këtë udhëtim e bëri për nder të xhaxhait të tij, që është dëshmor lufte.

Ai po ashtu tregoi sfidat me të cilat u përball gjatë udhëtimit të tij.

Rruga ishte ndryshe jo siç e kisha imagjinuar, kam pasur shumë sfida, më shumë për ujë, kisha mungesë uji dhe ushqimi, nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës.”, tregoi i riu nga Peja.