Mërgimtari e gjuajti një shishe para oborrit: Çartet suharekasi dhe e merr në pyetje (Video)

  • Një mërgimtar e ka hedhur një shishe të zbrazur para dyerve të shtëpisë së një qytetari në Suharekë, derisa ky i fundit është irrituar me veprimin e tij.

Hedhja e mbeturinave nga vetura në rrugët e Kosovës është një veprim i keq që ndodh çdo ditë. Persona të pandërgjegjshëm vendosin që mbeturinat që kanë në veturë, t’i hedhin nga dritarja dhe t’i gjuajnë në ambient qoftë me ose pa gjelbërim.

Veprime të tilla po bëjnë edhe mërgimtarët që po vijnë për pushime në Kosovë ashtu si të gjithë ne.

Një incident ka ndodhur sot diku në Suharekë, ku një mërgimtarë ka hedhur shishen e zbrazur të një ‘Coca-Cola’, para derës së një shtëpie. Kjo e ka irrituar pronarin e kësaj shtëpie dhe më pas ka pasur një debat të ashpër me të.

Ai duke e xhiruar vetën, i ka shkuar tek vetura mërgimtarit duke e pyetur se pse e bëri një veprim të tillë dhe se a do e bënte në Zvicër të njëjtën gjë.

Në video dëgjohet qytetari duke thënë se do ta thërrasë policinë.

Më poshtë keni videon nga ky incident.