Ky sulmues do ta zëvendësoj Mirlind Dakun te FC BALLKANI

Skuadra e Ballkanit është mjaft aktive në merkaton verore,duke synuar të kompletoj skuadrën për edicionin e ri garues në Superligë.

‘Xhebrailat’ janë në kërkim të një sulmuesi për të plotësuar hapsirën e lënë bosh nga Mirlind Daku.

Burime të gazetasportive.net pranë skuadrës së Ballkanit bëjnë të ditur se janë afër marrëveshjes me sulmuesin Theophilus Solomon.

Solomon në të kaluarën ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës,si dhe skuadrave kroate Rijeka,Shibenik,Zadar etj.