Mbi 90 të infektuar me Covid-19 për 24 orë në Kosovë, edhe në Suharekë ka të infektuar

92 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërsa në Suharekë është regjistruar vetëm 1 rast.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell Suhareka Express

Gjatë kësaj periudhe janë testuar tre mijë e 788 mostra.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, Ministria ka njoftuar se janë shëruar 16 persona duke e quar numrin e të shëruarve në 105,657 në total që nga fillimi i pandemisë.