Lajmi i Fundit

Suharekë: Arrestohet një përson, pasi e gjuajti një kamion me gur dhe me armë

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje të më hershme e kishte gjuajtur me gurë kamionin e viktimës deri sa ai kishte qenë duke e drejtuar dhe ia kishte thyer xhamin.

Viktima pas një distance rreth 200 metra kishte ndalë kamionin, por i dyshuari i kishte shkuar pas këmbë duke shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar  gjashtë gëzhoja, një fishek të kalibrit 7.65 mm si dhe një armë automatike me një karikator dhe 11  fishek të cilën armë i dyshuari e kishte lënë në fushë në  pronë e tij. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./ Njifton Policia e Kosovës