Gjendja në vendkalimet kufitare, sa duhet të prisni për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova

Ndryshe nga fundjava, kur pritjet në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë, për të dalë nga Kosova ishin deri në pesë orë, kjo javë ka nisur qetë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat për gjendjen e vendkalimeve kufitare, ku shihet se pritja më e gjatë është deri në 45 minuta.

Ata që ia kanë mësyrë Kosovës nga Merdari po presin deri në 30 minuta, kurse për të dalë nga kjo pikë kalimi, duhet të presin deri në 45 minuta. 

Situatë e ngjashme është edhe te Dheu i Bardhë. Pritjet për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike janë deri në 40 minuta, ndërsa për të hyrë vetëm 10 minuta. 

Ndërkaq për të dalë nga Vërmica duhet të prisni deri në 30 minuta. 

Në pikat tjera kufitare si Jarinje, Mutivodë e Muçibabë maksimumi që mund të prisni është 5 minuta.

KËTU mund të informohen në çdo kohë për gjendjen e vendkalimeve kufitare.