Ja çfarë vendosi gjykata për personin që tentoi ta privonte nga jeta një person në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit, ndaj të pandehurit P.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të:  vrasjes në tentativë, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit P.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazërrjedh dyshimi i bazuar:

Me datën 07 gusht, në orët e mëngjesit, në Suharekë, i pandehuri P.M., tenton të privon nga jeta personin tjetër – të dëmtuarin me të cilin kishte një mosmarrëveshje të më hershme, në atë mënyrë që fillimisht ia dëmton me gur xhamin e automjeti të të dëmtuarit, meqenëse i dëmtuari nuk ndalet i pandehuri P.M., vrapon pas tij, e më pas  i del mbrapa dhe  me armën automatike gjuan  disa herë në drejtim të dëmtuarit, kështu shkakton edhe rrezik të madh për jetën e njerëzve, në vend publik- rrugë kryesore në Suharekë, në atë mënyrë që gjuan me armën të dëmtuarin, duke rrezikuar edhe jetën e pjesëmarrësve tjerë të pranishëm në vendin ku ka ndodhur ngjarja, si dhe posedon armë në kundërshtim me ligjin”, njofton gjykata, transmeton Express.