5,493 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 5,493.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106,009, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,279.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/