Ramush Haradinaj flet për Albena Reshitaj, thot se ajo dhe Bali Muharremaj janë…

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar nëse deputetja Albena Reshitaj është pjesë e AAK-së apo jo.

Ai për këtë çështje është deklaruar në një konferencë për media ku ka prezantuar kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash.

“Albena është kolege e jona në Aleancë, kryetari Muharremaj bashkëpunon rregullisht, në baza të rregullta. Kemi pasur një ndarje në bindjen tonë për votë, qysh e dini. Nuk ka ndryshu asgjë në qëndrimet që kemi pasur atëherë, mendojmë se ka qenë gabim dhënia e kaq shumë pushteti një grupimi politik, pra të gjitha pushteteve”, ka deklaruar Haradinaj.