[VIDEO] Vidhen tre shtëpi brenda dy orëve në Studenqan të Suharekës

 Tri vjedhje të rënda kanë ndodhur mbrëmë brenda dy oreve në fshatin Studeqan të komunës së Suharekës.

Në njërën nga shtëpitë hajnat grabitën para e stoli ari në vlerë 20 mijë euro, derisa në shtëpi nuk kishte qenë askush. Ndërkaq në një shtëpi tjetër hajnat grabitën stoli ari në vlerë prej 2 mijë euro.

Për të gjetur paratë e gjësende tjera me vlerë të fshehura, hajnat nuk lanë vend pa kontrolluar. Duke bërë kështu rrëmujë në të gjitha dhomat e shtëpisë.

kështu, familjes  6 anëtareshe nga fshati Studeqan i Suharekës, mbrëmë derisa nuk ishin në shtëpi, i hyrën hajnat duke vjedhur para e stoli ari, sipas tyre në vlerë 20 mijë euro.

Ai thotë se pasi e ëma dhe motra panë shtëpinë në këtë gjendje, u dëtyruan të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore.

Ai po ashtu tha se momentalisht nuk kanë të dyshuar dhe se tani me rastin do të merret policia.

Ndërkaq familja Perzhuka nuk është vetmja që u grabitë mbrëmë. Brenda dy orëve në fshatin Studeqan hajnat grabitën edhe tri shtëpi të tjera.

Përfshirë këtu edhe shtëpinë e Gëzim Palukaj, të cilët i vodhën stoli ari në vlerë prej 2 mijë euro.

Ai tutje tha se nuk dyshojnë në askënd, dhe se rastin ua kanë lënë në duar policisë së Kosovës.

Paraprakisht një vjedhje kishte ndodhur mbrëmë në një fshat tjetër në afërsi, në Reshan kur rreth orës 12:30 ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kishin vjedhur një pistoletë me gaz.